Home ShowBiz Renato Mekolli tregon tmerrin që përjetoi gjatë një vjedhje në bankë
Renato Mekolli tregon tmerrin që përjetoi gjatë një vjedhje në bankë
0

Renato Mekolli tregon tmerrin që përjetoi gjatë një vjedhje në bankë

0
0

Renato Mekolli, ka ngjallur shumë polemika me emisionin e tij “Hell’s Kitchen” në Top Channel, duke u bërë madje edhe epiqendër e një cikloni kritikash.

Kjo gjë padyshim që i ka dhënë atij shumë popullaritet në të gjithë vendin

I ftuar së fundmi në ‘BE Coffee’ në tv Klan, shefi i kuzhinës, foli rreth emisionit të ri i cili ka thyer rekorde shikueshmërie dhe solli reagimet e ndryshme të publikut.

Gjithashtu ai tregoi dhe një ngjarje të në të cilën kishte kaluar një situatë të frikshme të cilën e kishte përjetuar disa kohë më parë në Greqi.

’Është shume e frikshme, mos të të ndodhë. Kam qënë në bankë duke hedhur lekët e mia dhe u futën dy veta të maskuar dhe të gjithë ne që prisnim në rradhë u frikësuam dhe zbritëm poshtë karriges.U frikësova pa tjetër se nxorrën dhe pistoletën.Në atë sekond ti nuk mendon asnjë gjë përveç shëndetit dhe nuk e di se si do vejë.U ula poshtë gjëja e parë që më erdhi ndër mend ishte të nxjerra lekët nga xhepi dhe ti fus në brekë’, tregoi ai.

Link: https://youtu.be/0_PhLD3CS8Q?t=1120

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqmnKbXBGju/