“Hell’s kitchen”, programi i Renato Mekolli ka gjeneruar shumë debat publik, për hir të temperamentit të tij të zjarrtë.
Shefi i mirnjohur nuk i ka kursyer as thyerjet e pjatave, ofendimet dhe konfrontimet fizike.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në “BE coffee” , Bes Kallaku i tha Renatos se nuk i shkon të bëjë si i fortë me dialektin që ka.
“Të kemi parë që je shumë i dhunshëm dhe me të thënë të drejtën unë jam bërë merak se kam parë për shembull të fortë nëpër emisione apo debate që bëjnë ‘Ça je tu thon mor? Kush mor? Po bone ça jam tu t’thon’, me dialekt verior. Po të fortë ‘ça ben me ça ben’ s’kam pa”, u shpreh Besi.
“Po jam nga Fieri mo”, tha Mekolli.
Link: https://youtu.be/0_PhLD3CS8Q?t=778
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqmnKbXBGju/