Home ShowBiz “Partnerja nuk më lë të shoh djalin” Revoltohet Majk përplaset me Majlindën
“Partnerja nuk më lë të shoh djalin” Revoltohet Majk përplaset me Majlindën
0

“Partnerja nuk më lë të shoh djalin” Revoltohet Majk përplaset me Majlindën

0
0

Majk dhe ish-partnerja e tij Majlinda Zeka pas ndarjes së tyre, u panë edhe disa herë bashkë kur djali i tyre Roan erdhi në jetë, por secili vazhdoi jetën e tij.

Reperi i njohur dhe partnerja e tij i dhanë fund lidhjes së tyre, kur Majlinda ishte shtatzënë.

Së fundmi reperi ka publikuar disa foto dhe video nga takimet me fëmijë me aftësi të kufizuara duke vënë theksin në integrimin e tyre në shoqëri dhe kujdesin që meritojnë, në kuadër të ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar.

Ndonëse gjest për tu vlerësuar, por siç duket ka pasur edhe nga ata që sjellja e reperit nuk ju është dukur e vërtetë.

Një prej komentuesve i drejtohet duke i thënë që së pari duhet të dojë djalin e tij dhe më pas fëmijët e tjerë. Si rrallëherë Majk ka vendosur të kthejë përgjigje dhe nuk ka qenë aspak siç e prisnim.

“Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”,-ka shkruar reperi i revoltuar.

Pas postimit nuk ka vonuar kundërpërgjigja e ish-të dashurës së reperit Majlinda Zeka e cila ka kundërshtuar fjalët e babit të djalit të saj duke u shprehur se të gjitha janë mashtrime. “Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregoj çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”,-shkruan  Majlindasi kundërpërgjigje.

1927156797903293668_197616625 1927166433209530439_197616625

Link: https://www.instagram.com/majkaveli/

 

jj-225x400

Link: https://www.instagram.com/majlindazeka1/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=3E8TIA4F-Y4&t=5s

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnDrvrlHIrF/ / https://www.instagram.com/majlindazeka1/