Home ShowBiz Përfaqëson Shqipërinë në Miss Universe, mediat e huaja sulmojnë Trejsi Sejdinin
Përfaqëson Shqipërinë në Miss Universe, mediat e huaja sulmojnë Trejsi Sejdinin
0

Përfaqëson Shqipërinë në Miss Universe, mediat e huaja sulmojnë Trejsi Sejdinin

0
0

Fituesja e kurorës së “Miss Universe Albania 2018” Trejsi Sejdini do përfaqësojë vendin tonë në kompeticionin e bukurisë në Bangok. 18-vjeçarja nga Elbasani që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe, ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e mediave ndërkombëtare me bukurinë e saj.

Mediat rozë në Spanjë, Tailandë, Indonezi, Filipine e shumë vende të tjera janë pushtuar nga fotografitë e nxehta të Trejsit, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në datën 16 dhjetor në Miss Universe. Të gjithë janë mahnitur nga Trejsi, duke e cilësuar si një ndër më të përfolurat, megjithatë nuk kanë munguar as kritikat për Sejdinin, ku edhe mediat e huaja nuk i kanë shpëtuar thashethemeve edhe duke gabuar në informacionin e marrë ato e kanë thënë se profesioni i saj është balerinë ekzotike, e cila kërcen krejtësisht e zhveshur dhe se ka të dashur një mafioz shqiptar.

‘Flitet se Trejsi është e dashura e një mafiozi në Shqipëri. Ajo dallohet për sjelljen e saj të çmendur dhe rebele’, shkruajnë mediat e huaja. Epo tani Trejsi po njihet nga e gjithë bota dhe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Shumë e cilësojnë si pretendente për fitoren dhe komentet e tilla janë të shumta edhe nga komentuesit e huaj.

auto_gfhrtjrjyfgjghdfgdfgjgfhk11543998000

Link: https://viettel.vn/m/

auto_gfyjtyktyuklgfhjjdfgj1543998003

Link: http://diariodelcauca.com.co/noticias/vida-moderna/miss-albania-es-la-locura-en-miss-universo-2018-conoce-tre-486003

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bq-XVPoBC-a/