Home ShowBiz Jo gjithçka ka shkuar mirë. Mc Kresha tërbohet në prapaskenën e “Këngës Magjike”
Jo gjithçka ka shkuar mirë. Mc Kresha tërbohet në prapaskenën e “Këngës Magjike”
0

Jo gjithçka ka shkuar mirë. Mc Kresha tërbohet në prapaskenën e “Këngës Magjike”

0
0

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata e dytë e gjysmëfinaleve të “Kënga Magjike”. Artistët e rinj, por edhe ata Big kanë performuar këngët e tyre për të prekur më pas skenën e finales së madhe. Pak më parë u ngjitën në skenë dhe Fifi me Mc Kreshën me një ndër këngët më të klikuara, “Psikopatja jote”.

Ata bënë që të gjithë të këndonin me ta dhe të duartrokisnin pafund performancën e tyre. Por mesa duket jo gjithçka ka shkuar mirë.

Në prapaskena menjëherë pasi ka përfunduar këngën, Mc Kresha ka shfaqur pakënaqësi të mëdha. Ai nuk kishte dëgjuar as veten dhe as muzikën gjatë performancës dhe kjo e kishte bërë të vështirë të menaxhonte situatën.

“Nuk kam dëgjuar asgjë, kam kënduar me imagjinatë.”- është shprehur ai i nevrikosur me kolegët.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=GlWjfO30zLM

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=GlWjfO30zLM