Home ShowBiz Julian Deda bën dedikim përlotës për “shokun” e ngushtë: “Sot është dita jote kampion”
Julian Deda bën dedikim përlotës për “shokun” e ngushtë: “Sot është dita jote kampion”
0

Julian Deda bën dedikim përlotës për “shokun” e ngushtë: “Sot është dita jote kampion”

0
0

Eshtë një ditë e shënuar sot për familjen e aktorit Julian Deda. Djali i tij Mateo feston 10 vjetorin e lindjes.

Dhe me këtë rast aktori ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një urim Mateon ku i thotë fjalë shumë të ndjera.

Sot është dita jote kampion. Ti Mateo nuk e mban mend se çfarë ndodhi 10 vjet më përpara, s’ka gjë e mbajmë mend unë dhe sidomos mami. Na u bë një dhuratë hyjnore. Erdhe ti. Jo vetëm kaq, por ne dimë çdo detaj, çdo gjë që ke bërë deri sot, jo sepse kemi memorie të mirë, por sepse ti je protagonisti që na pushtove mendjen dhe zemrat duke mos lënë kala pa na marrë nga brenda. Na mbushe familjen. Na zbukurove jetën. U rrite kampion. E kuptoj çdo ditë, nga mënyra si flet, si e percepton jetën dhe si reagon, e kuptova sidomos sot, kur të dëgjova duke bërtitur nëpër shtëpi: ‘O baaa, ku është xheli i flokëve’. U bëfsh 100 vjeç shoku im më i mirë. Të kam jetë e frymëzim. Të dua pafund”,-ka shkruar Juli.

https://www.instagram.com/p/BrFB-mEBCGl/

Link: https://www.instagram.com/p/BrFB-mEBCGl/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bprt8jXh4Qo/