Home ShowBiz Ronela Hajati tregon rrugëtimin në 20 vite karrierë
Ronela Hajati tregon rrugëtimin në 20 vite karrierë
0

Ronela Hajati tregon rrugëtimin në 20 vite karrierë

0
0

Ronela Hajati  ka arritur të qëndrojë origjinale në stilin e saj të muzikës duke u bërë kështu një ndër këngëtaret më të dashura të publikut.

Ajo ka një karrierë të gjatë dhe këtë vit mbush 20 vite që nga koha kur ka dalë për herë të parë në skenë.

Ajo merr pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Vuj”. Sakaq përmes disa ‘InstaStory’, ka treguar edhe për rrugëtimin e saj përgjatë këtyre viteve.

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vjet që unë këndoj! Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh e që atëherë që sapo isha futur në shkollë, mbaj mend që mezi prisja të ndizeshin dritat e kamerat…Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete! Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj çuditërisht” është shprehur këngëtarja.

“E sot pas pesë vitesh jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë një bazë për karrierën time! Unë ju kam fituar ju siç e kam ndierë çdo herë. Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe. Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira e atëherë kur kam dashur të heq dorë. Faleminderit përgjithmonë” ka shkruar Ronela.

ronea

rooo

Link: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BrDXzsYltZO/