Home ShowBiz Mësoi se nuk u kualifikua në “Kënga Magjike”, Robert Aliaj shpërthen në zonë e lirë
Mësoi se nuk u kualifikua në “Kënga Magjike”, Robert Aliaj shpërthen në zonë e lirë
0

Mësoi se nuk u kualifikua në “Kënga Magjike”, Robert Aliaj shpërthen në zonë e lirë

0
0

Robert Aliaj Dragot i cili qe i ftuar në “Zonë e Lirë” ka mësuar në transmetim se kënga me të cilën ai konkurronte në ‘Kënga Magjike’ me titull ‘Ah ku më hodhi Zoti’, nuk është futur në finalen e këtij spektakli.

Roberti e mësoi këtë lajm live në studio dhe ka rrëfyer se për këtë këngë ka punuar plot tre vite, pasi e ka përshtatur nga poezia ‘Anës lumenjve’ të Fan S.Nolit, ku ka thënë se mbretëria e tallavasë e ka mposhtur këngën e tij kapitale.

‘Kjo këngë ishte mënyra më e bukur për të konfirmuar gjithë angazhimin tim. Ne jemi fajtorë që të gjithë për këtë kaos që është ndërtuar sot. Ti ke gjithë artistët të korruptuar sot për shumë pak. Kjo kënga ishte unike, me mesazh për kohën, nuk mund të injorohet.Nuk po deliroj, është një këngë që justifikon të qenurit një këngë, sepse kënga është fjala, teksti, forca. Ne kemi punuar tre vite për këtë këngë dhe vijmë e sfidohemi nga mbretëria e tallavasë.

Unë nuk jam artisti i Instagramit. I bëj thirrje artistëve që të lexojnë pak, të bëhen më të mençur sepse kjo muzika tallava po bën një popull tallava dhe po eklipson këtë këngë kapitale, gjithë kjo armatë xhihadistash të tallavasë kanë kontribuar për ta mposhtur këtë muzikë’, u shpreh i revoltuar Robert Aliaj Dragot.

Link; https://youtu.be/XNuCCEhxLC8?t=686

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan