Në natën finale të ‘Këngës Magjike’ çmimin e parë e rrëmbeu Flori Mumajesi me këngën ‘Plas”. Ndërkohë këngëtari i njohur Kastro Zizo vendosi ta bojkotojë eventin.
Lidhur me këtë këngëtari ka zgjedhur të thotë dy fjalë siç e quan ai për mospjesërmarrjen në finale.
Kastro nuk kursehet aspak me kolegët këngëtarë dhe sidomos të rinjtë që e kanë vlerësuar me 0 pikë.
“Më vjen të qaj, plas, vuaj, shpërthej, rënkoj etj etj kur pash një garrumbull “talentesh” të rinj që vlersonin me 0 pike mua apo disa të tjerë që kanë një jetë në skenë. Ca piçivelër të rritur me margarinë industriale dhe tinguj të huazuar nga Kazaket e mjerë zbritur rishtazi në Bullgari e vende sllave”, thotë ndër të tjera Kastro.
Komenti i plotë:
Nja 2 fjale per mos pjesmarrjen time ne finalen e “KM” mqs kam ende njerez qe me ndjekin muzikalisht dhe “shqetesohen” per mua. E para si çdo artist do doja shume te isha ne finale sepse pervec 20 vjetorit fundja per vlersim-rrjedhimisht dhe çmim shkojme, e dyta pasi pash finalen jam shume me i lumtur qe nuk isha pjese e nje farse, hipokrizie dhe pseudo lumturie ne syte e disave! Une i pari jam hipokriti me i madh, mjafton te shihni fleten time te votimit dhe 70% e atyre qe kam dhene pike ose me ngjajne medioker ose si kam degjuar fare! Pse kam votuar ashtu pra?! Per te qene dhe une si gjithe te tjeret, pa fjale dhe “probleme”, i rregullt me sistemin…nje prerje si ai 70%-ndesh, pantallonat dhe xhupin njesoj, ushqimin dhe mendimet njesoj, muziken dhe tingujt njesoj…vetem se njesoj nga larg, nga lindja e larget! Po nejse…ky eshte “muhabet” tjeter, se shije shije kjo “dynjah”…fundja 500 vjet nuk jane pak! Drita, “leduolle” pa fund, femra-meshkuj te veshur e shveshur…show show show gjithandej…shoë qe duhet te kishe shishen e rakise prane qe te mund ti merrje ere here pas here ne rast se nuk do te dilte ndo1 pike lot nga kujtimet e atyre qe jane je jete me.te mire…po dhe ky eshte “muhabet” tjeter, fundja kur ke dritaren do e shfrytezosh per te ajrosur dhomen! Kalojme aty ku eshte thelbi: KENGETARET. Me vjen te qaj, plas, vuaj, shperthej, renkoj etj etj kur pash nje garrumbull “talentesh” te rinj qe vlersonin me 0 pike mua apo disa te tjere qe kane nje jete ne skene. Ca piçiveler te rritur me margarine industriale dhe tinguj te huazuar nga Kazaket e mjere zbritur rishtazi ne Bullgari e vende sllave…keta “te rinj” “talenter” qe japin ment dhe vlersime, keta! Jo te gjithe, kuptohemi…fundja formulen e dije do thoshte ndo1, pse morre pjese? Me te drejte pyetja…morra sepse here pas here dua te jap pak arome “intiligjence” , krenarie dhe ndoshta arome lirie, ajo qe shume aty-dje i mungonte. Por Shqiptaret e kane te veshtire te jetojne te lire, duan satrap mbi koke dhe hudhra me pak raki gardhi nen koke! Sa per “Biget”, “Starat” etj etj qe me votuan si te isha ndo1 kafshe ne zhdukje zbritur nga Kilimanxharo i jap 1 perqafim te madh se shume shpejt do “ngallosemi” me bojra hipokrizie neper ambiente te ndryshme duke u puthur lehhte neper faqe me 2-3 cm distance. Nejse, mend per here tjeter me tha nje mik! Deri vitin tjeter po shkoj ne Bari ne nje festival lokal aty, sigurisht qe do marr çmim..dhe Barezet me ndjesi inferioriteti jane keshtuqe jam ok. Mire pra, kaq kisha te pylli me pisha!
Link: https://www.youtube.com/watch?v=5SnQ5dwdLYQ
Link: https://www.facebook.com/KastroZizoOfficial/
Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=5SnQ5dwdLYQ