Konkurenca dhe “beteja virtuale” mes Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollcës merr gjithnjë shumë vëmendje.
Ata nuk qëndrojnë pa i komentuar njëri-tjetrit kur vjen puna tek përballja në ekran.
Këtë e tregon më së miri moderatorja e “Shiko Kush Luan”, e cila e vuri me shpatulla pas murit Ermalit se e ka kopjuar për puntatën e rradhës.
Dhe kjo ndodhi ditën e djeshme kur Ermali postoi një foto ku tregonte të ftuarit e tij që ishin të shumtë në numër.
Menjehërë Luana vuri re postimin e moderatorit me studion plot me artistë dhe i shkruan:
“Pse më kopjon me shumë të ftuar”.
Sigurisht që Ermali nuk e ka lënë pa përgjigje Luanën: “Ne po festojmë Krishtlindjet dhe kemi edicion special. Dhe s’të kopjon njeri ty. Në fakt, ne po kopjonim ‘Top Show’” – i përgjigjet Ermali.
https://www.instagram.com/p/BrinZycldk0/
Link: https://www.instagram.com/p/BrinZycldk0/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqT8VpHFyvu/ / https://www.instagram.com/p/BoTtBW4Hma-/