Home ShowBiz Shtyhet publikimi i këngës, Luana kërkon ndjesë publikisht
Shtyhet publikimi i këngës, Luana kërkon ndjesë publikisht
0

Shtyhet publikimi i këngës, Luana kërkon ndjesë publikisht

0
0

Gjatë dy ditëve të fundit moderatorja Luana Vjollca ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikonte këngën e saj të re, “Gyle gyle”.

Ndërkohë pak minuta më parë Luana përmes një postimi në rrjetet sociale, lajmëron fansat se publikimi i këngës është shtyrë për një moment të dytë.

“Miq, u mundova shumë që ta sillja këtë projekt në këtë fundvit e pavarësisht dëshirës së madhe koha nuk premtoi. Ndaj duke iu kërkuar ndjesë ju lajmëroj që kënga shtyhet për një moment të dytë. Po punoj ndoshta më fort seç mund ta përballoj, por ju premtoj që shumë shpejt ju presin surpriza shumë të bukura.

Faleminderit për mbështetjen tuaj përherë, me ju në krah do ia dal gjithmonë”, shkruan Luana.

Arsyet janë ende të pasqaruara, por duke e ditur se sa perfeksioniste është Luana, me siguri që do sjellë një hit.

https://www.instagram.com/p/Br5DaEJgZhr/

Link: https://www.instagram.com/p/Br5DaEJgZhr/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bp_7VuNA-Lp/