Home ShowBiz Habit Xhoda i ‘Portokalli’: “Jashtë skenës jam shumë i turpshëm”
Habit Xhoda i ‘Portokalli’: “Jashtë skenës jam shumë i turpshëm”
0

Habit Xhoda i ‘Portokalli’: “Jashtë skenës jam shumë i turpshëm”

0
0

Irgen Çela, aktori që shohin çdo javë në spektaklin e humorit “Portokalli”, ishte i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ku foli ndër të tjera edhe për faktin se është i turpshëm veçanërisht kur e ftojnë në emisione televizive.

I njohur mes miqve si Xhoda, ai lë të kuptohet se përtej skenës është një karakter i ndrojtur që nuk kërkon as vëmendje e as që të ekspozohet, për më tepër kur bëhet fjalë për jetën e tij private.

Duket se dëshira për të mos u ekspozuar shumë në media nuk është vetëm e Irgenit por edhe e bashkëshortes së tij. Gjatë bisedës në studio, aktori pohoi se të dy janë të njëjtit mendim që të mos e ekspozojnë jetën e tyre familjare.

“Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën familjare. Kjo është një zgjedhje personale e imja dhe e bashkëshortes time. Të dy jemi të një mendimi lidhur me këtë gjë, aq më tepër në lidhje,”-me djalin që përpiqemi ta ekspozojmë pothuajse fare.

Link: https://youtu.be/MLM5eivd_-I?t=294

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkuOo5wg88v/