Home ShowBiz “Dielli lind kur Ajka hap sytë” Xhensila nuk i mban dot lotët në emision
“Dielli lind kur Ajka hap sytë” Xhensila nuk i mban dot lotët në emision
0

“Dielli lind kur Ajka hap sytë” Xhensila nuk i mban dot lotët në emision

0
0

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku u bënë prindër të një vajze në korrik të vitit të shkuar.

Ajka është pika e saj e dobët e mami Xhensilës dhe ajo e ka bërë me dije më shumë se një herë këtë.

Në një intervistë për ‘Mirage’, Xhensila ka folur për periudhën e shtatzënisë dhe për pritjen e Ajkës.

‘Periudha e shtatzënisë ka qenë një kureshtje e madhe. Kureshtje e madhe se si do jetë ëngjëlli, kureshtje e madhe se si do jem unë si nënë, por gjithçka rrodhi natyrshëm. U përshtata shumë shpejt dhe në momentin që e kisha në krahë kuptova që asgjë nuk paska më shumë rëndësi sesa krijesa që unë solla në jetë, mrekullia që unë solla në jetë”, u shpreh Xhensila, ndërsa ndaloi për një çast dhe u përlot teksa fliste për vajzën.

‘Për mua lind dielli dy herë në ditë. Momenti kur lind dielli dhe momenti kur ëngjëlli im hap sytë’, tha Xhensila mjaft e emocionuar.

Link: https://youtu.be/qHXy2ecGiUs?t=83

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BsEX5UUA8rs/