Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, kaloi një 2018 të vështirë. Ai ndodhet në burg nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Kujtojmë se reperi u arretsua rreth 2 muaj më parë në një hotel në Linzë, ndërsa nuk e ka apeluar çështjen.
Pavarësisht se ndodhet në qeli, reperi nuk është shkëputur nga rrjetet sociale, shpesh menaxheri i tij publikon postime të ndryshme.
Madje këtë fillimvit ai ka uruar gjithë publikun.
‘Uroj që kohët e mira te së tashmës të mbesin kujtime të arta të së nesërmes. Ju dëshiroj shumë dashuri, gëzime dhe lumturi. Një vit i ri i mbushur me shpresë.U përballa dhe do përballem me shumë sfida në jetë, por nuk do dorzohem sepse maja e malit do kohë ti ngjitesh dhe të shijosh pamjen,nuk do rri ne shpat.
Urime viti i ri
2019-tës #StresiStresinjo #happynewyear’, ka shkruar ai.
https://www.instagram.com/p/BsEODMSHUp5/
Link: https://www.instagram.com/p/BsEODMSHUp5/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=lljTC76VsPM
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bo9g7FdnLaC/