Shumë e prerë Rudina Dembacaj: “Konkurenca nuk më bën përshtypje, Al Pazar-in se konsideroj fare”
Si e ftuara e parë speciale e këtij viti në “Rreze Dielli” në Report TV, ishte Rudina Dembacaj e cila foli rreth përfshirjes së saj në tregun mediatik, gjithnjë në kuadrin e zhanrit të argëtimit.
Ka vetëm pak muaj që emisionin e saj “Mos i fol shoferit” e ka zhvendosur në studio çdo të shtunë në mbrëmje duke konkuruar për audiencë me disa nga spektaklet më të famshëm të humorit që transmetohen në të njëjtën fashë orari por në ekrane të ndryshme televizive. E megjithatë aktores së mirënjohur të humorit Rudina Dembacaj duket se konkurenca nuk i bën aspak përshtypje.
Për “Rreze Dielli” Dembacaj tha se ndjen që ka hyrë fuqishëm në tregun mediatik sa i përket zhanrit të argëtimit.
Ajo u shpreh me konsideratë për “Dupleks” dhe “Shiko kush Luan” por shprehu rezervat e saj për ish-shfaqjen e saj “AlPazar”.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=jkBy1VsFJqY
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Brr5IntgH-U/