0
0
Sherri mes reperit shumë të pëlqyer nga publiku, Majk me ish-partneres së tij, Majlinda Zeka, u bë kryefjalë në faqet rozë të mediave. Majk deklaroi se Majlinda nuk e lejonte ta takonte djalin, ndërsa ajo e mohonte këtë duke e akuzuar reperin se nuk kujdesej për djalin. Mirëpo këtë fillim viti, Majk dhe Majlinda e kanë hedhur pas krahëve sherrin. Roan po qëndron aktualisht me Majkun i cili ka postuar disa imazhe me të birin.
Në njërin postim Majk filmon Roanin duke parë filma vizatimor teksa e ëma e reperit kujdeset për të.
Në një postim tjetër Majk shkruan se ky është fillimi i mirë i vitit.
Link: https://www.instagram.com/majkaveli/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpExeoIB6AT/