Home ShowBiz Që 6 vjeç në televizion, ja se si dukej Jona Spahiu
Që 6 vjeç në televizion, ja se si dukej Jona Spahiu
0

Që 6 vjeç në televizion, ja se si dukej Jona Spahiu

0
0

Në shtator të vitit të kaluar Jona Spahiu, një nga moderatoret më të dashura të publikut, u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një djalë që i vuri emrin Raiden. Ajo ka vendosur që për pak kohë të largohet nga ekrani, që t’i përkushtohet tërësisht vogëlushit të saj.

Por mesa duket ajo është bërë paksa nostalgjike, pasi me ndjekësit e saj ka ndarë disa video në “Instastory” ku shfaqet gjatë një emisioni për fëmijë që transmetohej në TVSH. Në atë kohë ajo ishte 6 vjeçe.

Spahiu shfaqet me flokë të shkurtër dhe me baluke teksa thotë një gjëegjëzë që ta gjejnë fëmijët e tjerë në studio.
“Yyy ça gjëegjëze të vështirë paskam përgatitur. Ç-ja nuk paska qenë pika ime e fortë, por vëthët e mi po ama”, shkruan moderatorja me shaka.

Link: https://www.instagram.com/jonaspahiuu/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bp_xJTGlVTc/