Home ShowBiz Një vit pas ndarjes, Hueyda el Saied gjen dashurinë
Një vit pas ndarjes, Hueyda el Saied gjen dashurinë
0

Një vit pas ndarjes, Hueyda el Saied gjen dashurinë

0
0

Vitin e kaluar pas ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin ka një djalë, Hueyda el Saied u lakua shumë në media.

Mesa duket tanimë Hueyda e ka hedhur pas krahëve të kaluarën dhe ka nisur një lidhje të re dashurie.

Ishte vetë ajo që postoi një foto krah partnerit të ri pak ditë më parë, ku shfaqeshin duke u relaksuar në plazh.

Hueyda e ka konfirmuar se ka nisur një lidhje të re dhe i ka treguar Olti Currit sesi partneri i ri i ka treguar që e dashuronte prej 5 vitesh.

“Tier quhet, është drejtor i institutit financiar në Luksemburg. Këta kanë qenë shoqëri e përbashkët, jemi njohur prej 5 vitesh. Kur u ndava nga bashkëshorti e takova si mik Tierin dhe më pyeti pse u ndatë. Hueyda i kishte thënë që situata erdhi në atë pikë sa bashkëshorti i thonte je aseksuale, je përtace, je e shëndoshë. Duke i thënë këto gjëra Tieri i kishte thënë: Unë kam 5 vjet që të dashuroj. Hueyda i tha pse s’ma the më përpara”, tregoi Olti në studion e Rudinës.

https://www.instagram.com/p/BrqwjuilM57wEPeB7tCAzRVP1wjPTPn8cc8Olg0/

Link: https://www.instagram.com/p/BrqwjuilM57wEPeB7tCAzRVP1wjPTPn8cc8Olg0/

https://www.instagram.com/p/Brlw5halrmdSa0Fjlb5Gzpm88pSdQ0zy2caJ4k0/

Link: https://www.instagram.com/p/Brlw5halrmdSa0Fjlb5Gzpm88pSdQ0zy2caJ4k0/

Link: https://youtu.be/a3DNxheUt0w?t=331

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BneENY_BiLp83_0vPV-RQW7bcj7klYRRHwAQx80/