Home ShowBiz Pranon sfidën Floriana Garo, publokon foton nga koha kur luante volejboll
Pranon sfidën Floriana Garo, publokon foton nga koha kur luante volejboll
0

Pranon sfidën Floriana Garo, publokon foton nga koha kur luante volejboll

0
0

Floriana Garo së fundmi nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, sepse angazhimet në biznes i kanë zënë shumë kohë.

Ndërsa pjesa tjetër e kohës i përket prindërimit, pasi është bërë nënë.

Mirëpo, ajo nuk ka ngurruar të bëhet pjesë e sfidës më të fundit të ‘Instagram-it’ për të zbuluar foto të 10 viteve më parë. Ajo që bie në sy është sepse ashtu si tani edhe 10 vite më parë Floriana nuk ka qenë në Shqipëri.

Nga viti 2002 deri në 2010 ajo ka jetuar në Amerikë së bashku me familjen e saj. Floriana është diplomuar në “City College of New York” dhe aty ka luajtur edhe në skuadrën e volejbollit të universitetit.

Pikërisht nga kjo kohë Floriana ka vendosur të publikojë një fotografi dhe duket se gjatë 10 viteve nuk ka ndryshuar asgjë në tiparet e saj.

https://www.instagram.com/p/BsveuhaB4jH/

Link: https://www.instagram.com/p/BsveuhaB4jH/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BsFk3_AhxkS/