Pas katër muajsh lidhje, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe aktori Andrew Garfield i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Sipas të përditshmes britanike The Sun, 28-vjeçarja shqiptare është braktisur nga i dashuri pasi ai kërkonte nga Rita që të kalonin më shumë kohë së bashku.
Burime pranë çiftit, bëjnë të ditur se ai ishte shqetësuar, pasi Rita ishte në qendër të vëmendjes së mediave dhe kështu kishte vendosur që ti jepte fund marrëdhënies së tyre, pasi ai donte një jetë më private.
Po sipas të njëtave burime, Rita ishte përpjekur ta bënte këtë dhe e kishte mbajtur romancën e tyre jashtë mediave sociale, por gjërat nuk funksiononuan.
Link: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/8568971/rita-ora-split-andrew-garfield-four-months/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bui8RxEHKC0/