Home Business / Technology “Dita e përdhunimit”, videoloja online që ka nxitur polemika
“Dita e përdhunimit”, videoloja online që ka nxitur polemika
0

“Dita e përdhunimit”, videoloja online që ka nxitur polemika

0
0

Platforma dixhitale për videolojra “Steam” po planifikon një lojë të quajtur “Dita e përdhunimit” ku në qendër të lojës vihet një vrasës serioz.

Daniel Herbig, studiues komunikimi për video lojrat,  shprehet se një lojë për përdhunimin në platformën më të madhe të PC, është e frikshme, por jo për t’u habitur dhe kjo ka një përgjigje.

“Dita e përdhunimit” është një lojë e cila është vënë në qendër të mediave ndërkombëtare për shkak të përmbajtjes në të cilën do të zhvillohet.

Planifikimi i kësaj loje jo vetëm që godet platformën Steam, por edhe kompani të tjera të cilat transmetojnë në “Steam”.

Si është e mundur që një lojë e tillë është reklamuar për disa javë në platformën më të madhe të lojrave kompjuterike në botë?

Çdokush që ka ndjekur vitet e fundit polemikat rreth platformës “Steam”, e di përgjigjen. Kompania digjitale “Steam” qendron jshtë çdo debati dhe mundohet të shmangë përgjegjësitë.

Në platformën “Steam” ka një duzinë me lojra naziste, pornografi, plagjiaturë si dhe lojra të tjera jo etike që pretendojnë se janë lojra popullore, për të tërhequr para nga përdoruesit për vite me rradhë. Kompania amerikane e videolojrave vendosi që të mos e shpërndajë në platformën “Steam”, lojën “Dita e përdhunimit”.

Por gjithsesi nuk ka një kusht për cilësinë që një lojë duhet të plotësojë që të jetë në platformën “Steam”. Aty mjafton thjeshtë që të paguash 86 euro, dhe loja shfaqet në platformë. Kompania mbrohet me idenë e mbrojtes së lirisë.

Sipas kompanisë ato nuk vendosin se çfarë përmbajtje duhet të blejnë platformat e videolojrave, por thjeshtë vendosin përmbajtje të avancuara për të arritur audiencë. Natyrisht, moderimi i përmbajtjes së diskutueshme është një detyrë shumë emergjente në ditët e sotme.

Youtube, Facebook dhe Twitter janë kritikuar vazhdimisht për përmbajtjen shumë të rreptë, apo të butë për shumë produkete të publikuara, por të paktën ata e marrin përgjegjësinë e tyre!

Operatorët e tjerë të platformave të lojrave si: Sony, EA, Microsoft, Epic Games kryejnë një kontroll para se ata të shiten nëpër dyqane. Ndërkohë Valve i ka hequr dorë praktikisht. Pra ndodh që ju të gjëni një lojë në platformën “Steam”, në të cilën përdhunimi është tipari qendror i lojës. Dhe sigurisht duhet të ishte e domosdoshme të mbash përgjegjësi për këtë lojë.

Burimi: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Kommentar-Ein-Rape-Game-auf-Steam-sollte-niemanden-mehr-ueberraschen-4327907.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/black-and-white-woman-girl-sitting-2369/