0
0
Çdo kujt mund ti rastisë që mund të mos i pëlqejë e dashura e vëllat, ndërkohë që reagimi për përshtypjen mbi të mund të jetë i ndryshëm.
Dy binjakët e emisionit të humorit “Al Pazar” të ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” kanë treguar se e kanë përjetuar këtë rast, kur nuk u ka pëlqyer partnerja që ka patur në krah binjaku tjetër.
Donaldi dhe Romeo u kanë treguar dy moderatoreve se kanë reaguar ndryshe.
Romeo: “Ka patur raste sigurisht por nga momenti që unë shikoj vëllain tim të lumtur mua asgjë s’më intereson më.”
Donald: “Nga momenti që mua s’më pëlqen një vajzë me të cilën po del Romeo ja them troç.”
Link: https://www.youtube.com/watch?v=6sdiSa_2-zM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BueOr3YH5bJ/