Home ShowBiz “6 muaj kam larë shtëpinë me lot!”, këngëtarja shqiptare tregon fillimet e vështira në Amerikë
“6 muaj kam larë shtëpinë me lot!”, këngëtarja shqiptare tregon fillimet e vështira në Amerikë
0

“6 muaj kam larë shtëpinë me lot!”, këngëtarja shqiptare tregon fillimet e vështira në Amerikë

0
0

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Merita Halili, prej 23 vjetësh jeton bashkë me familjen në Amerikë.

Merita Halili kthehet vazhdimisht në atdhe, sa herë mundet, jo vetëm sepse e merr malli për vendlindjen e njerëzit e afërm, por edhe sepse i mungon shumë Tirana.

E ftuar tek “Rudina”, këngëtarja rrëfeu për publikun vështirësitë e fillimit në SHBA, ku deklaroi se nuk po mësohej dot me ambientin atje dhe se 6 muajt e parë kishte qarë vazhdimisht.

“Më merr malli shumë për Tiranën, atje më mungon jeta që mund të bëja këtu, atje jemi më të kufizuar. Në Shqipëri sikur një kafe të pish, dikush të jep një ide, të “qan një hall”. Atje ka shumë fasadë, njerëzit nuk hyjnë në problemin tënd. Mbajnë distancë dhe janë të rezervuar. Unë kam shkuar në Amerikë përpara 23 vitesh dhe 6 muajt e parë kam “larë shtëpinë me lot”.

Nuk po ambientohesha dot dhe aq më tepër që më erdhi në jetë edhe vajza e dytë. Isha mësuar me njerëz që më ndihmonin, atje isha vetëm. Që në fillim kur kam shkuar në Amerikë e kam filluar aktivitetin me muzikë dhe për vajzat kemi sakrifikuar shumë. Ndonjëherë i merrnim me vete në koncerte, derisa më në fund gjetëm një grua shqiptare që kujdesej për to. E pata shumë të vështirë, gjuhën nuk e dija.”- u shpreh këngëtarja.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bu4Ga0GDxgh/