Home ShowBiz “E kam vuajtur shumë, dështova…” Bora Zemani flet për divorcin
“E kam vuajtur shumë, dështova…” Bora Zemani flet për divorcin
0

“E kam vuajtur shumë, dështova…” Bora Zemani flet për divorcin

0
0

Moderatorja e njohur Bora Zemani, gjatë intervistave televizive nuk i shpëton dot pyetjes për divorcin e saj. Mëgjithëse kanë kaluar dy sërish kureshtja për të mësuar më shumë për atë periudhë mbetet e madhe.

E ftuar në emisionin “E Diell”, Bora ka folur për ndarjen dha u shpreh se atë periudhë e ka vuajtur shumë, ndërkohë që shton se ka dështuar nëse i referohet mënyrës sesi unë u edukova dhe e imagjinoja jetën.

“Sot pas 2 vitesh, mendoj se nuk ka ndarje të thjeshta, aq më tepër kur bëhet fjalë për familje që ka dhe fëmijë në mes” shprehet ajo. “Atë periudhë e kam vuajtur shumë. Mund ta quaj edhe dështim nëse i referohem mënyrës sesi unë u edukova dhe e imagjinoja jetën. U zhgënjeva me veten sepse unë vetë jam rritur me një familje që janë marrë me dashuri e që po me të njëjtën dashuri, më kanë rritur mua dhe vëllain” vazhdon rrëfimin e saj Bora. “Gjithmonë e kisha imagjinuar që edhe vetë do të kisha një familje si ajo që isha rritur, por ky ishte mësimi që mora dhe nuk është e thënë që gjërat të shkojnë gjithmonë sipas planeve të parashikuara” përfundoi ajo. Edhe pse e zhgënjyer nga kjo eksperiencë, Zemani beson ende te dashuria, por vetëm se kjo dashuri e re duhet të marrë parasysh dhe praninë e Arborit në jetën saj se fundja, siç e tha dhe vetë moderatorja, ai është jeta e Borës!

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuZY-JNDDOc/