Home ShowBiz Këngëtarja e njohur rrëfen pengun më të madh te jetës që e çoi drejt depresionit
Këngëtarja e njohur rrëfen pengun më të madh te jetës që e çoi drejt depresionit
0

Këngëtarja e njohur rrëfen pengun më të madh te jetës që e çoi drejt depresionit

0
0

Këngëtarja Olta Boka prej disa kohësh është tërhequr nga nga muzika për t’ju përkushtuar më shumë profesionit të saj si juriste e re.

E ftuar në emisionin “Thumb”, ajo ka folur për këtë eksperiencë, ndërkohë që ka folur edhe për jetën e saj dhe planet për të ardhmen.

Këngëtarja ëhstë pyetu nga dy moderatoret nëse ka menduar të largohet ndonjëherë nga Shqipëria dhe pëgjigja e saj ka suprizuar.

“Me të thënë të vërtetën, nëse do të kem një peng në jetë do jetë përse s’kam ikur nga Shqipëria! Por nuk e di pse jam e bindur se do qëndroj gjithë jetën time këtu.

Kam patur një periudhë tranzicioni me veten time, se sa e ndjeja veten rehat në këtë vend. Nuk e kam folur asnjëherë. Realisht kam kaluar edhe një periudhë depresioni ku e mendoja veten pak më të lirshme për këtë vend. Unë vërtetë jam ajo që shumica mendojnë në ekran por jam vërtetë edhe shumë e lirshme, pa komplekse. Nuk e kam menduar këtë, që duhet të ruhesh pak se je e famshme.  Kam dashur gjithmonë të bëj gjërat siç i kam qejf. Të mos e vras mendjen kush po më sheh ndërkohë që jam duke u puthur me të dashurin. Normalisht unë e konsideroj veten model, jap një shembull por për mua të jesh shembull i mirë duhet të jesh i lirë mbi të gjitha.”,- ka rrëfyer Olta

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtlmUkmHt6N/