Home ShowBiz Dua Lipa rikthehet në Tiranë, do të përformojë në sheshin “Skëndërbej”?!
Dua Lipa rikthehet në Tiranë, do të përformojë në sheshin “Skëndërbej”?!
0

Dua Lipa rikthehet në Tiranë, do të përformojë në sheshin “Skëndërbej”?!

0
0

Violinisti i njohur shqiptar Olen Cesari në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar se ka takuar babain e këngëtares Dua Lipa në sheshin “Skëndërbej”.

Artisti i njohur bën të ditur se së bashku me Dukagjin Lipën po shohin të organizojnë një koncert në Tiranë.

“Ne erdhëm të shohim sheshin mos bëjmë ndonjë koncert të bukur në Tiranën e bukur. Si thoni?”-shkruan Oleni në foto.

Nuk bëhet ende e ditur nëse këngëtarja e me famë ndërkombëtare Dua Lipa do të performojë këtë verë në Tiranë, por gjithsesi diçka artistike për kryeqytetin pritet të organizohet.

Kujtojmë se këngëtarja Dua Lipa ka përformuar disa vite më parë në sheshin “Nënë Treza”, ku u mirëprit me mjaft dashamirësi nga fansat.

https://www.instagram.com/p/BvMRObZnGNp/

Link:https://www.instagram.com/p/BvMRObZnGNp/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bu82PAqhc5q/