Home ShowBiz Pas 7 orësh operacion, Fjolla Morina publikon foton prekëse të mamasë së saj
Pas 7 orësh operacion, Fjolla Morina publikon foton prekëse të mamasë së saj
0

Pas 7 orësh operacion, Fjolla Morina publikon foton prekëse të mamasë së saj

0
0

Mamaja e këngëtares së njohur Fjolla Morinës, ka përfunduar në spital dhe ka kryer një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në një postim në Instagram, ku ka postuar dhe një foto të dorës së mamasë së saj pas 7 orësh operacioan.

Për fat të mirë dhe falë përkujdesjes së mjekëve mamaja e këngëtares ja ka dalë mbanë që të jetë pranë saj.

“Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj që mrekullitë ekzistojnë! 
Kisha shumë frikë por nuk u bëra pre e pesimizmit…luftova me veten dhe u kapa fort pas shpresës që MAMI IM do t’ja dilte mbanë dhe kësaj here. Më ka mbetur në mendje një proverb ku thuhet: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj i krijoi nënat! E pra, e dashura nëna ime, ti je Zoti im,ngushëllimi im dhe burimi i dashurisë! 
Sot je pranë meje falë mjekëve të Spitalit Shtetëror Prishtinës të cilët pas 7 orëve operacion ja dolën mbanë që ti të ishe akoma pranë meje.”– shkruan Fjolla.

https://www.instagram.com/p/BveP8cEBP5A/

Link: https://www.instagram.com/p/BveP8cEBP5A/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuZoPuUhyOi/