Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Prej vitesh tashmë Rudina drejton emisionin e pasdites në televizionin Klan, duke trajtuar tema nga më të ndryshme me personazhet të njohur ose jo.
Ditën e djeshme moderatorja ka postuar një foto në rrjetet sociale nga puntata e emisionit, por fotoja ka nxitur shumë komente tek ndjekësit e saj.
Kjo pasi moderatorja ka veshur një fustan te verdhë, me këpucë të hapura ku dallohen qartë getat, gjë që ndjekësve të saj nuk iu kanë pëlqyer komentuesve.
”Hiqi getat dhe kepucet te luuuuutem… nuk përputhen fare as me fustanin as me as me ty” i ka shkruar një nga komentueset.
Por moderatorja ka shpjeguar se imazhi i saj është pjesë e një depertamenti të tërë, por kësaj here i është dhënë prioritet shëndetit, pa e sqaruar më shumë këtë gjë.
“E dashur, mos kujto se une e nje departament i tere, qe kuron veshjet e mia, nuk e dine kete. Shendeti eshte i pari, pastaj veshja” i kundërpërgjigjet Rudina komentueses.
Ndërkohë që sërish komentuesit nuk dakordësohen me stilin e Rudinës dhe japin sugjerimet e tyre.
“E dashur publiku te sygjeron.Departamenti jot mjafton te shohi Elisabeta Franchin.Se skandal me keto veshjet. Pale getat e kepucet.”- shkruan një komentues.
”Fustani yll po kepucat ncuq”
“Noo Rudina me gjithe respektin qe kam per ty e stilin tend te veshjes nganjeher e jo gjthm ne fakt ..fustani sh.i bukur ama keto kepuce sandlet me keto corapet spo me plq faree ,nuk dukesh fare mire faree…te pershendes gjithesesi sepse je shume e mire”.
“Qe te duken kembet e gjata kepucet/sandalet duhen ngjyre bezhe, pra ne ngjyre te lekures”.
Pra sipas komentuesve ky nuk ka qene kombinimi më i mirë i Magjistarit.
Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvb-4TqjBCz/