Home ShowBiz “Tentova të vras një njeri me ngjyrë”, aktori i njohur kërkon falje pas deklaratës befasuese
“Tentova të vras një njeri me ngjyrë”, aktori i njohur kërkon falje pas deklaratës befasuese
0

“Tentova të vras një njeri me ngjyrë”, aktori i njohur kërkon falje pas deklaratës befasuese

0
0

Aktori i njohur Liam Neeson javën e kaluar bëri një deklaratë të habitshme, kur tha se ka qenë i gatshmë të vriste në njeri me ngjyrë, si një shenjë hakmarrje për përdhunimin e një personi të afërt të tij.

Për këtë deklaratë, ditën e premte aktori vendosi që t’u kërkonte falje fansave të tij, të cilët u prekën nga kjo deklaratë.

“Gjatë këtyre javëve unë kam reflektuar dhe folur me shumë njerëz që janë lënduar nga rrëfimi im impulsiv, ku thashë se isha i gatshëm që të vrisja një njeri me ngjyrë sepse ai kishte përdhunuar një mikeshën time. Bëhet fjalë për 40 vjet më parë, ku gjatë një interviste rrëfeva atë që më kishte ngjarë”, është shprehur Liam Neeson.

“Tmerri i asaj që i ndodhi mikeshës sime ndezi mendime të paarsyeshme në kokën time, që në fakt nuk përfaqësojnë personin që unë jam. Duke u përpjekur t’i shpjegoj këto ndjenja sot, e humba atë pikë dhe lëndova shumë njerëz, në një kohë kur gjuha është aq e armatosur dhe një bashkësi e tërë njerëzish të pafajshëm u vunë në shënjestër nga aktet e zemërimit tim”, ka shtuar aktori i njohur.

Link: https://www.theguardian.com/film/2019/mar/30/liam-neeson-profoundly-apologies-over-race-attack-remarks

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvoRSKaFuQv/