0
0
Këngëtarja Anduena Tahiri ka publikuar klipin e saj më të ri me titull “Fjalë nuk du”.
Kënga “Fjalë nuk du”, është në stilin muzikor baladë, gjë që i shkon më së miri zërit të këngëtares, e cila e intepreton në mënyrë mjaft të arrirë.
Anduena Tahiri ka realizuar për këtë baladë dhe një videoklip, ku bie në sy kurimi deri në detaje i këngëtares, e cila i shkon përshtat tekstit të këngës, që i kushtohet vuajtjeve nga dashuria.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga Agron Neziri, ndërkohë që videoklipi është realizuar nga RGB Entertainment.
Nëse po vuani nga dashuria, nuk na mbetet gjë tjetër që t’u themi shijojeni dhe dëgjojeni me vëmendje.
Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=tQ2NkVuaYTw