Irma Libohova dhe Rei Bezhani ishin të ftuarit në studion e “Ftesë në Pesë”, për të treguar më tepër rreth bashkëpunimit të tyre më të ri “Peng”.
Të dy këngëtarët pranuan se kanë ngelur mjaft të kënaqur nga rezultatet e këtij bashkëpunimi.
Rei, nga ana tjetër nuk ngurroi të shprehte hapur falenderimet dhe vlerësimet për Irmën, duke treguar mirënjohje pafund për mbështetjen dhe sjelljen e saj profesionale.
“Që në momentin e parë që unë kam folur me Irmën, e kam ditur që Irma mund të jetë ai guri i çmuar për nisjen e karrierës sime”, nisi të thoshte Rei, për të vijuar më tej me një falenderim publik ndaj këngëtares.
“Më vlerësoi maksimalisht për çdo gjë që unë i kam dhënë dhe që unë jam, e për këtë unë i jam falënderues shumë. Në këto kohë që kanë ardhur, është shumë e vështirë që dikush të të vlerësojë tamam për atë që je”, përfundoi ai.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwAGKaSHlQr/