Home ShowBiz “Dashuria s’mjafton” sot shfaqet premiera e filmit në Cineplexx Prishtinë
“Dashuria s’mjafton” sot shfaqet premiera e filmit në Cineplexx Prishtinë
0

“Dashuria s’mjafton” sot shfaqet premiera e filmit në Cineplexx Prishtinë

0
0

Ditën e sotme në orën 19:00 në kinemanë “Cineplexx” Prishtinë do të shfaqet premiera e filmit me metrazh të gjatë “Dashuria s’mjafton” me regji të Drilon Hoxhës.

Ndërkohë duke filluar që nga data 11 Prill do të shfaqet në kinematë e Cineplexx në Kosovë.

Drejtor fotografie i filmit është Dashnor Asllani, ndërkohë që kasti është përbërë nga aktrimet brilante te Guliem Radoja, Bruno Shllaku, Cun Lajci, Halil Kumova e me aktoret e rinj Drilon Hoxha, Ardian Ramushi, Ajsi Xhaxhaj, Dashnor Asllani, Klark Morinaj etj.

“Dashuria S’mjafton”  është film i zhanrit Aksion ku ndërthuret drama dhe intriga.

Produksioni i filmit është totalisht Shqiptar. Me skena xhirimi ne trojet Shqiptare si dhe ne shume qytete te tjera Europiane.

Dashuria nuk eshte e mjaftueshme per te arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengese, e te duhet te besh pakt me boten e krimit dhe shpesh te sakrifikosh shoket e familjen per ambicien. E vetmja vlerë qe i ka mbetur qenies njerezore po venitet me kalinim e kohes e po zevendesohet nga inatet e hakmarrja.

Filmi ilustron nje te ri i cili rifiton lirine por nuk i ndahet asaj rruge i komaduar dhe i iluminuar nga nje profesor i vjeter i cili jep keshilla dhe komandon nga burgu. Peripecite dhe ligji i mbijeteses vjen instiktivisht nga nevoja e vetmbrojtjes. Nje film qe na ben te dashurojm me shume njerzit, boten, natyren e te respektojm me shume jeten.

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=-MteNTjVt2A