Home ShowBiz Pas Rita Orës, edhe Dua Lipa bëhet pjesë e misionit të…
Pas Rita Orës, edhe Dua Lipa bëhet pjesë e misionit të…
0

Pas Rita Orës, edhe Dua Lipa bëhet pjesë e misionit të…

0
0

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa, së fundmi ka udhëtuar drejt Libanit, me një mision të “UNICEF”, për të takuar familjet refugjate.

Në një postim në Instagram, Dua Lipa ka publikuar disa foto dhe video nga takimet me fëmijët, të cilët duken se kanë shijuar shumë orët e kaluara me të.

“Kam kaluar eksperiencën më të veçantë në Liban për 3 ditë me radhë duke punuar me ‘UNICEF’, duke takuar fëmijët në vendbanimet e refugjatëve dhe trajnimet e rë rinjve dhe programe për zhvillimin e aftësive. Unë veçanërisht dua të flas për refugjatët, duke qenë se ndjej se kam një lidhje personale me njerëzit që përshtaten me kushtet ku u vendosën për shkak të konflikteve. Asnjë familje dhe fëmijë nuk zgjedh për të lënë fëmijët. Të gjithë kanë të drejta. Të gjithë meritojnë të drejta të barabarta dhe një vend ku mund të mësojnë, të jetojnë dhe të arrijnë gjithë potencialin e tyre”, ka shkruar Dua në ‘Instagram’.

Kujtojmë se edhe këngëtarja Rita Ora pak ditë më parë ishte në Kosovë, ku po ashtu u bë pjesë e projektit të “UNICEF” dhe pak ditë më parë ajo vizitoi Kosovën.

https://www.instagram.com/p/BwRinecFtFY/

Link: https://www.instagram.com/p/BwRinecFtFY/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwRinecFtFY/