Belinda Dragoti është velina e re e emisionit “Xing me Ermalin”, e cila zuri vendin e Kejvina Kthellës, pasi kjo e fundit vendosi që të braktisë emisionin, për të realizuar disa projekte të tjera jashtë vendit.
Bukuroshja tashmë e njohur për publikun, konkurroi me mbi 300 vajza në audicionet e zhvilluara për tu përzgjedhur.
Gjatë një interviste për emisionin “Jo vetëm modë”, ajo ka treguar se arsyeja se përse e fitoi ajo vendin e velinës në “Xing me Ermalin” nuk ishte bukuria, por vetëbesimi.
“Në audicione më pyetën për komplekset që mund të kisha, nëse do e vishja një fustan si të Kejvinës. Duhet të bëja disa ecje në skenë, duhet të improvizoja një situatë. Një nga elementët kryesorë që kërkohet në një format të tillë ishte vetëbesimi në skenë. Në audicione nuk kisha problem me vetëbesimin ose me emocionet. Ky ishte një plus nga vajzat e tjera”– u shpreh Belinda.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwNVS3MHsbD/