Këngëtarja Linda Halimi në fillim të muajit mars u bë nënë për herë të parë e një vajze të cilën e quajti Kajmina.
Këngëtarja, e cila prej vitesh jeton në SHBA me bashkëshortin e saj amerikan, nuk ka nguruar që të publikojnë foto nga jeta e saj private si dhe foto të vajzës.
Por megjithëse pas ardhjes në jetë të vajzës, angazhimet janë shtuar, Linda nuk heq dorë nga realizimi i projekteve të saj muzikore.
Dhe e para që do të dëgjojë këngët e saj do të jetë pikërisht vajza e saj, pasi këngëtarja e ka marrë me vete në punë.
“U ktheva në punë… dhe Kaimana duhet të dëgjojë këngën e para”, ka shkruar Linda.
https://www.instagram.com/p/Bwaa7HchYjc/?utm_source=ig_embed
Link dhe burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Bwaa7HchYjc/?utm_source=ig_embed