Ish-velina e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella është një nga personazhet e shoëbizzit shqiptar, më të ndjekur në rrjetin social Instagram.
Kejvina nuk nguron që të ndajë me ndjekësit foto shumë provokuese, ndërkohë që ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta shohin si pjesë të një projekti në një emision Italian.
Veç të tjerash ajo ka zhvilluar dhe një bashkëbisedim me fansat ‘pyetje-përgjigje’.
Kejvina ka rrëfyer se ndodhet para një zgjedhje të vështirë, pasi nuk vendos dot se në cilin vend është më mirë të jetojë, në Shqipëri apo Itali, pasi i dashuron të dyja shtetet.
“Më mirë në Itali, apo më mirë në Shqipëri?”- e ka pyetur ndjekësi, i cili ka marrë nga ajo këtë përgjigje: “S’di. Kur vij në Itali më mungon Shqipëria. Kur jam në Shqipëri më mungon Italia. Dashuri e komplikuar.”- shkruan ajo.
Link: https://www.instagram.com/stories/kejvina_kthella/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwh1CVcFWnv/