0
0
Moderatorja e njohur Arbana Osmani është përfshirë sot në një ndodhi aspak të këndshme, në zonën e Ish-Bllokut në kryeqytet.
Në pamjet e siguruara nga Faxweb, Arbana shihet mjaft e shqetësuar, ndërsa pranë saj qëndron dhe Eduart Grishaj, i përfolur së fundmi si i dashuri i moderatores.
Nuk dihet nëse Arbana ka pësuar ndonjë aksident, apo ka parkuar gabimisht, por në zonë shihen edhe punonjës të policisë që po kryejnë verifikime të rastit.
Moderatorja është ndarë pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dhe një djalë Jonin, ndërkohë që përflitet për një lidhje me regjisorin e “Dua të të bëj të Lumtur”.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=nvsuy5i5n54
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwZJlGxgbas/