Home Aktualitet Ndërron jetë në mënyrë të papritur modelja, bashkëshorti jep lajmin e hidhur
Ndërron jetë në mënyrë të papritur modelja, bashkëshorti jep lajmin e hidhur
0

Ndërron jetë në mënyrë të papritur modelja, bashkëshorti jep lajmin e hidhur

0
0

Stefanie Sherk, një modele kanadeze ka ndërruar jetë në menyrë tragjike në moshën 37-vjeçare.

Lajmin e trishtë, e bëri të ditur bashkëshorti i saj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruante se Stefanie u nda nga jeta me datë 20 prill, ndërkohë që nuk jepte shumë detaje rreth vdekjes së saj.

“Të dashur miq, në emër të familjeve Sherk dhe Bichir Najera, me dhimbje të thellë njoftoj se më 20 prill të 2019-s, Stefanie Sherk, bashkëshortja ime e dashur dhe e përzemërt, u nda nga jeta në mënyrë paqësore. Ishte një nga kohët më të trishta dhe të vështira të jetës sonë dhe nuk e dimë sesa kohë do të duhet që ta kalojmë dhimbjen. Prezenca e bukurisë dhe e talentit të Stefanie-s do të na mungojë shumë. Do ta mbajmë Stefanie-n në zemrën tonë gjithmonë”, shkruhej në statusin e tij në Instagram ndër të tjera.

https://www.instagram.com/p/BwoD5ZMAktC/?utm_source=ig_embed

Link: https://www.instagram.com/p/BwoD5ZMAktC/?utm_source=ig_embed

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwqLYxxAI3H/