Home ShowBiz Soni Malaj vjen për publikun me një koncert recital, kush është reperi që do ta shoqërojë
Soni Malaj vjen për publikun me një koncert recital, kush është reperi që do ta shoqërojë
0

Soni Malaj vjen për publikun me një koncert recital, kush është reperi që do ta shoqërojë

0
0

Këngëtarja e talentuar Soni Malaj, e cila ka mbi 20 vite në skenën muzikore shqiptare, ku dhuron spektakël me zërin dhe performancën e saj, do të zhvillojë një koncert recital.

Duke qenë se numëron shumë vite në skenë muzikore shqiptare dhe këngët e saj janë kthyer në hite, koncerti pritet të ndiqet nga shumë adhurues të këngëtares.

Gjatë këtij koncerti recital, Soni do të shoqërohet edhe nga reperi i njohur, Majk, i cili me stilin e tij të veçantë, do ti japë më tepër ngjyra kësaj mbrëmjeje.

Këngëtarja po përgatitet intensivisht me grupin e saj të baletit për të shkëlqyer natën e 1 Majit në orën 20:00 në Amfiteatrin e Liqenit në koncertin recital të saj!

https://www.instagram.com/p/BwjhAFupn3x/

Link:https://www.instagram.com/p/BwjhAFupn3x/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwhSnavpy9R/