Home ShowBiz Çfarë ndodhi?! Renato Mekolli anulon papritur emisionin e gatimit për fëmijë
Çfarë ndodhi?! Renato Mekolli anulon papritur emisionin e gatimit për fëmijë
0

Çfarë ndodhi?! Renato Mekolli anulon papritur emisionin e gatimit për fëmijë

0
0

Në fillim të këtij viti, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli, lajmëroi se do të niste një emision të ri gatimi, ku në qendër të garës do të ishin fëmijët.

“Një emision që kam dashur dhe kam mbështetur idenë që ta bëj gjithmonë; një emision gatimi me fëmijë, për fëmijë”, shkruante Renato asokohe.

Por siç duket, kjo ide nuk do të realizohet, të paktën për këtë kohë. Kështu ka bërë të ditur vetë Renato në një postim në Instagram, ku ka lançuar fillimin e sezonit të ri të Hell’s Kitchen Albania 2, i cili do të zhvillohet si një  Reality Shoë.

“Hell’s Kitchen Albania 2. Jeni gati?
Kjo që po ndodh në studion më gjigande “Nova” të Top Channel, që për herë te parë hapet për Hell’s Kitchen, nuk ka ndodhur kurrë më parë në nje Reality Shoë gatimi. Çdo gjë nga e para: një kuzhinë moderne dhe gjigande, shtëpia më luksoze që ka pasur një Reality Shoë gatimi deri më tani, pishina dhe kopshti ku do të relaksohen konkurrentët nga nervat e kuzhinës, stresi mes tyre si edhe shumë surpriza të tjera na presin këtë sezon. Bëhuni gati, unë nuk do të ndryshoj, Hell’s Kitchen po 😉
Dhe të dashur miq, përsa i përket emisionit të fëmijëve, nuk do të fillojë këtë kohë, ashtu siç ju kisha premtuar, për shkak të punës gjigande që po bëhet për Hell’s Kitchen, por do të fillojë në një moment më të vonshëm. Deri atëherë, ju përqafoj të gjithëve 🤗”- shkruan Renato.

Link: https://www.instagram.com/p/Bwr6CkvHRww/?utm_source=ig_embed

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/6xjPsROpvL/