Edicioni “The Voice Kids 3”, përfundoi me sukses të premten e kaluar, ku dhe u shpall fituese Altea, vajza në skuadrën së Aleksandër dhe Renis Gjokës.
Por mbrëmjen e kaluar u realizua një epilog mbi spektaklin, ndërkohë që u publikuan disa momente nga prapaskenat.
Ka qenë Renis Gjoka ai i cili ka publikuar në ‘Instastory’ një pjesë të xhirimeve në prapaskenë, ku duket juria Aleksandër Gjoka, Miriam Cani dhe Arilena Ara.
Në videon e publikuar shihet Miriam, e cila nuk mund të ndaloje së qeshuri ndonëse ka provuar të regjistrojë të njëjtën skenë disa herë.
Pavarësisht se 4-shja e jurisë ka provuar disa herë, e vetmja gjë që dallohet në videon e publikuar janë të qeshurat gjatë momenteve të punës së tyre për shkak të provave të shumta.
Link: https://www.instagram.com/stories/renisgjoka/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtB3VMgFG8D/