Home ShowBiz Albërije Hadërgjonaj sqaron një herë e mirë sherrin mes kushërirave
Albërije Hadërgjonaj sqaron një herë e mirë sherrin mes kushërirave
0

Albërije Hadërgjonaj sqaron një herë e mirë sherrin mes kushërirave

0
0

Disa kohë më parë në mediat rozë, u përfol për një sherr midis Anxhelina Hadërgjonajt, vajzës së këngëtares Albërije Hadërgjonaj dhe kushërirës se saj, vajzës së tezes, Beatrix Ramosajt.

Sipas raportimeve, në media u shkrua se ato nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në Instagram dhe se filluan të hiqnin postimet ku shfaqeshin krah njëra-tjetrës.

Mirëpo, a ishte “make up artist”-i me famë botërore Ariel Tejada “molla e sherrit” mes tyre? E ftuar në “E Diell”, Albërija sqaroi me detaje të vërtetën e asaj ngjarjeje.

“Fëmijët e motrës sime i dua shumë. Ndonjëherë bëjnë zënka për gjëra të vogla, pastaj e heqin njëra-tjetrën nga Instagrami, portalet fillojnë të bëjnë lajmet dhe kështu me rradhë”, rrëfeu ajo.

Mirëpo, si po shkojnë aktualisht punët mes familjes Hadërgjonaj dhe asaj Ramosaj? A kanë më inate mes tyre apo jo?

“Përderisa unë këto ditë që jam në Shqipëri po jetoj te shtëpia e motrës sime, a nuk bien poshtë këto që po thoni ju? Shkojmë shumë mirë me njëra–tjetrën, nuk ka asgjë për t`u shqetësuar”, tha duke qeshur Albërija, duke sqaruar kësisoj njëherë e mirë “zënkën” e famshme që pushtoi muaj me radhë portalet shqiptare.

Link:https://www.youtube.com/watch?v=pG76IaZCq5I&t=1s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bn-1CQlnF3r/