Fjodora Fjora është një nga moderatoret shqiptare, me një eksperiencë të gjatë në gazetarinë televizive, e cila karakterizohet për qetësinë dhe seriozitetin gjatë intervistave.
Por ndonse tregohet shumë e rezervuar, Fjodora Fjora ka rrëfyer për emisionin “Thumb”, se i pëlqen pija dhe alkooli dhe rrjedhimisht nuk munguan as historitë kur ka qenë e pirë.
“Unë mbaj mend që njëherë kam qenë në Barcelonë dhe i jepja makinës. Kam kaluar nja 6 a 7 semaforë të kuq sepse isha totalisht e dehur. Mund të kisha përfunduar në ndonjë burg spanjoll. Personi që ishte me mua në makinë më thonte: “Ndalo të lutem.”
Jemi larë nudo në mes të natës e të tilla gjëra. Nuk janë çmendurira, por gjëra të vogla. Por më pëlqen shumë të dehem me tim vëlla. Bëhemi dhe shokë me taksixhinj.”- ka përfunduar Fjodora.
Gazetarja ka treguar gjithashtu se kur dehet ka një dell “karagjozllëku” dhe është shumë e aftë në imitime.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwm027jnmYC/