Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, përveç zërit melodioz, është e njohur për çiltërsinë dhe sinqeritetin e saj gjatë intervistave televizive.
E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja ka folur troç rreth paragjykimeve mbi veten e saj.
“Ata njerëz që rrinë dhe komentojnë se kam një politikan, një biznesmen, jam imorale, pse i kam bërë operacionet apo si flas ashtu në TV, duhet të kuptojnë që secili në jetë duhet të bëjë atë që ndjehet mirë dhe të jetë i lumtur me atë që bën”, rrëfeu me sinqeritet Albërija.
Albëria më tej është shprehur se komente të tilla e motivojnë për të punuar më shumë, por nga ana tjetër tregoi se ky negativitet nuk i bën mirë asnjërit prej nesh.
“Unë në jetën time s`kam ecur falë krahëve të askujt, përveçse zërit tim që ma ka dhuruar Zoti si diamant dhe që e kam vënë në punë duke mbajtur shumë njerëz. Nuk pushoj kurrë së punuari, jam tërë kohës në udhëtim”, përmbylli komentin e saj Hadërgjonaj.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=pG76IaZCq5I
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwzaWG1B5Q-/