Home ShowBiz Morena Taraku reagon ashpër: Ju jeni arsyeja pse jam larguar nga Kosova!
Morena Taraku reagon ashpër: Ju jeni arsyeja pse jam larguar nga Kosova!
0

Morena Taraku reagon ashpër: Ju jeni arsyeja pse jam larguar nga Kosova!

0
0

Këngëtarja e njohur Morena Taraku është një ndër vajzat më të komentuara të showbizzit shqiptar dhe shpesh herë është në qendër të mediave rozë.

Madje së fundmi këngëtarja e njohur u përfol se është në një lidhje prej pak kohësh me reperin holandez me origjinë arabe, Jalal Oba, me të cilin ka edhe një këngë.

Pas gjithë lajmeve për këngëtaren, duket se ajo ka vendosur të reagojë me anë të një ‘Instastory’, ku ka shkruar:

“Jeni kot, Jalal është si vëllai im, ne kemi vetëm një këngë bashkë dhe asgjë tjetër. E di që ju intereson jeta ime private, por është shumë e shtrenjtë, nuk mund të blini informacione për të. Nuk keni pse merreni me mua kur nuk jetoj më në Kosovë dhe një nga arsyet pse jam larguar është se asnjëherë nuk më keni përkrahur. Pse nuk shkruat se morra çmim para 2 ditësh në mesin e 80 milionë banorëve? Kam dhe një këngë me të madhin Sabri Fejzullahu, pse nuk shkruat se jam në një lidhje dhe me të? Sa turp që jeni”.

Siç duket këngëtarja shqiptare është mërzitur nga lajmët mbi jetën e saj private. Kujtojmë se së fundmi ajo ka qenë e ftuar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve më të rëndësishme ne muzikë, ku ka qenë e nominuar për çmimin ‘Top Pop Artist’.

Link: https://www.instagram.com/stories/morenataraku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvzTmLeFLnF/