Blogerja e njohur Armina Mevlani komentohet shumë për jetën e saj private, pasi prej shumë vitesh është në një lidhje me djalin e ish-kryeministrit të vendit, Shkëlzen Berisha.
Jeta e çiftit tërheq gjithnjë vëmendjen e publikut. Së fundmi, në një postim në Instastory, Armina është ankuar publikisht për partnerin e saj pasi ai e “tradhëton” kur bëhet fjalë për të shikuar filma në “Netflix” së bashku.
“Sipas një sondazhi, 46% e çifteve bëjnë pjesë në tradhëtinë e “Netflix”, pasi shohin “Netflix” pa partnerin e tyre, megjithëse kishin rënë dakord që ti shihnin që bashku”- janë fjalët e sondazhit në postimin e Arminës.
“Ke diçka për të thënë për këtë Shkëlzen Berisha?”- e pyet Armina publikisht partnerin e saj.
Ky i fundit i ka kthyer përgjigje Arminës duke e pohuar, ndërkohë që ndihet fajtor.
“Ok, të paktën e pranon”- shkruan Armina krahas bisedës së publikuar në Instastory.
Link: https://www.instagram.com/stories/armina_mevlani/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BjvNXBjBSLm/