Home ShowBiz Arrestohet në Zvicër reperja Loredana Zefi, për çfarë akuzohet
Arrestohet në Zvicër reperja Loredana Zefi, për çfarë akuzohet
0

Arrestohet në Zvicër reperja Loredana Zefi, për çfarë akuzohet

0
0

Reperja e njohur me origjinë shqiptare Loredana Zefi është arrestuar mbrëmjen e kaluar nga autoritet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur nga një media zvicerane “20 minuten”, i cili ka publikuar në mënyrë të detajuar edhe historinë për të cilën akuzohet artistja shqiptare.

Bëhet fjalë për një dëm të shkaktuar, nëpërmjet mashtrimit, një çifti zviceran rreth të 50-tave në një vlerë prej afro 1 milion franga.

Sipas medias zvicerane Loredana dhe vëllai i saj janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në një aparatment në qytetin e Luzernit.

Reperja dhe vallai i saj i madh thuhet se kanë mashtruar një çifti zviceran, ndërkohë që këto të fundit mësohet se janë shprehur se: “Më kanë mashtruar, shantazhuar, detyruar dhe kërcënuar”,

Loredana është e dyshuar për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera.

Çifti i ka dhënë para kesh vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje, teksa më vonë është paraqitur në lojë Loredana.

Reperja ishte paraqitur me një emër fallso tek çifti, duke u thënë se do t’ua kthente paratë në mënyrë të ligjshme. Sipas asaj që raporton “20 Minuten”, njëra nga gazetat më të njohura në Zvicër, Loredana ishte paraqitur te çifti me emrin Anna Landmann si avokate 29 vjeçare.

Kështu Petra Z. (i mashtruar) fillimisht ia kishte dhënë asaj 12 mijë franga zvicerane në një zarf, e më pas i kishte dhënë deri në 700 mijë franga nën kërcënim dhe presion.

“Kisha frikë nga ajo. Nuk e di se cfarë është në gjendje të bëjë ajo grua. Na thoshte vazhdimisht t’i shlyejmë bisedat në rrjete sociale dhe na kërcënonin”- shprehet Petra Z.

Petra thotë se madje ajo i kishte kërkuar të merrnin me qira vetura të shtrenjta, të tilla që as qeveria e Zvicrës nuk i posedon, ndërsa Loredana Zefi pasi e merrte veturën me qira, nuk e kthente asnjëherë në kohë. Megjithatë, e refuzonte të kishte marrë një BMV dhe Porche mirëpo policia e kishin gjetur njërën nga veturat të parkuar në një garazh në aeroportin e Zyrihut dhe më pas vetura i është dorëzuar kompanisë qiradhënëse të njohur si Avis.

Po ashtu, Loredana e refuzonte të ketë pasur këto vetura, por fotografitë e radarit e kanë kapur atë brenda makinës.

Link: https://www.20min.ch/schweiz/news/story/Rapperin-Loredana-zockt-Walliser-Ehepaar-ab-12242634

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw9zqONlJ4x/