Moderatorja Fjoralba Ponari, e cila së bashku me Edi Manushi dhe disa gazetarë të tjetër drejtojnë emisionin e “E Diell”, u vu në qendër të rrjeteve sociale për shkak të një video.
Ishte blogeri Olti Curri i cili, kapi një “gafë” të moderatores, ndërkohë që kjo e fundit u sqarua në Instagram duke u shprehur se: Unë bëj një lapsus që në vazhdim sqarohet dhe jepet ideja e gjësë që supozohej të prezantoja. Por qimja bëhet tra si zakonisht dhe videoja do humbiste efektin parodik, kshuqë e gjymtojnë. Kjo bën një të mirë ama, gjithë njerëzinë e palumtur e bën tok, argëtohen duke ofenduar. Propagandojnë lart e poshtë antibullizmin pastaj”.
Por ky reagim duket se si ka pëlqyer Olti Currit, i cili i është përgjigjur sërish moderatores duke u shprehur: “Unë kujtova se vajza ka bërë lapsus nga shpejtësia jo nga padituria. Bullizem? As ne google nuk di valle të notojë se me librat kushedi kur është përballur për here të fundit. Bullizëm është rasti i asaj vajzës së ndjerë që u nda nga jeta para pak ditësh prej dhunës dhe kërcënimeve, nuk është humori në Instagram…”
Kjo ka nxitur edhe më tëpër debatin, dhe Fjoralba Ponari nuk ka nguruar që ti kthehet ashpër, duke përmbyllur në mënyrën e saj këtë debat.
“Ty turp të të vijë që sjell raste tragjike si ai i së ndjerës në këtë mes për diçka që është mes teje dhe meje, flet dhe për plagë sociale pale. Ndërsa rasti i debatit ku unë kthehem në tabelë ofendimesh nga më të rëmdonta, ushqyer fillimisht nga “humori yt” si një njëri që ka influencë quhet bullizëm kibernetik. Të ftoj të hapësh literaturat që të kuptosh gjithëkuptimet e termit që i trembesh aq shumë, me këtë rast kupton kush është dhe i palexuari në këtë mes. Këtu mbyll çdo lloj replike me ty”.-shkruan Fjoralba.
https://www.instagram.com/p/BxLMl-7hOvH/
Link: https://www.instagram.com/stories/fjoralba.ponari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BryJz6enXYz/