Home ShowBiz Iu bleu shtëpi prindërve në Kosovë, zbulohet shifra marramendëse që shpenzoi Rita Ora
Iu bleu shtëpi prindërve në Kosovë, zbulohet shifra marramendëse që shpenzoi Rita Ora
0

Iu bleu shtëpi prindërve në Kosovë, zbulohet shifra marramendëse që shpenzoi Rita Ora

0
0

Pak ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, iu dhuroi prindërve të saj një shtëpi të re në Kosovë. Lajmin e bukur e ndau me ndjekësit e saj mamaja e Ritës, Vera, e cila shprehej shumë e lumtur për banesën e re.

“Shtëpia është aty ku është zemra! Megjithëse jetojmë në Londër, është shumë e rëndësishme për ne dhe fëmijët tanë, apo për brezat e ardhshëm që të vizitojmë Prishtinën dhe Kosovën”- shkruante Vera në Instagram.

Por së fundmi, media britanike “The Sun” ka zbuluar edhe çmimin marramendës që ka shpenzuar Rita për të blerë këtë shtëpi në Kosovë.

Sipas “The Sun”, shtëpia ka kushtuar 1.5 milionë paund, pasi shtëpia është e përqendruar në një zonë luksoze të kryeqytetit të Kosovës.

Kujtojmë së pak javë më parë, Rita Ora ishte në Kosovë, në një mision bamirësie së bashku me organizatën humanitare “UNICEF”.

https://www.instagram.com/p/BxFmse4AZAF/

Link: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/9041243/rita-ora-1-5million-six-bedroom-home-native-kosovo-parents/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BnMvWYvAgNx/