Home ShowBiz Përlotet Arbana Osmani, flet për herë të parë për sëmundjen e mamasë së saj
Përlotet Arbana Osmani, flet për herë të parë për sëmundjen e mamasë së saj
0

Përlotet Arbana Osmani, flet për herë të parë për sëmundjen e mamasë së saj

0
0

Në punatën e fundit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Blerinës, e cila prej kohësh vuante nga tumori.

E pranishme në studio, ishte vajza e saj Iljada, e cila rrëfeu të gjithë vuajtjet që kishte kaluar nëna e saj.

Iljada i kërkoi mamasë së saj të bëhej e fortë, sepse kishin nevojë për të.

“Duhet të bëhesh e fortë për të gjithë ne sepse kemi nevojë për ty! Shpresoj që të jesh e lumtur më shumë se kurrë! Të dua shumë!”, i tha Iljada nënës.

Por kjo histori, preku shumë edhe moderatoren Arbana Osmani e cila për herë të parë ndau me publikun historinë e nënës së saj, e cila kishte luftuar, më këtë sëmundje të rëndë.

E përlotur moderatorja tregoi se si ishte ndjerë gjatë asaj periudhe dhe i kërkoi Blerinës që t’i premtonte fëmijëve se nuk do të largohej kurrë.

“Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë dhe e vuajta shumë atë gjendje të nënës sime. Unë doja të dëgjoja vetëm një fjalë prej saj, doja të më thoshte që do ishte mirë dhe që do luftonte për ne, këtë dua t’i thuash edhe ti vajzës tënde që ke përballë, fëmijëve të tu”, tha Arbana.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=shPildgjF7o

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuPKKf3AQDc/